Ermal Mamaqi ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me moderimin.
Emal Mamaqi orë më parë ndau me ndjekësit e tij vendimin se nuk do vazhdoj të moederoj ndonjë emision së paku deri në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Mamaqi ka vendosur të merret me xhirimet e filmit të tij më të ri, të titulluar “I love Tropoja” dhe aktualisht po i përkushtohet kinematografisë dhe marketingut.
Miq… Ju jam mirnjohës për mesazhet e shumta që më dërgoni në lidhje me Xing me Ermalin.
E ardhmja jonë ndërtohet në momentet kur ne marrim vendimet. Dhe vendimet më të rëndësishme dhe që të çojnë përpara janë ato që të nxjerrin nga zona e rehatisë.
Kam marrë vendim të bëj një pauzë të shkurtër në punën time si moderator. Si rrjedhojë…Xing me Ermalin nuk do të jetë, të paktën deri në janar në programet televizive.
Karriera ime do të zhvendoset në industrinë e Kinematografisë dhe Marketingut në këto momente.
Në të njëjtën kohë bashkë me ekipin krijues të Xing.al po ndërtojmë një format të ri emisioni që me shumë mundësi vjen në muajin janar në Television.
Një falenderim të madh kam për Regjisoren Lorena Basha, Skenaristët Besnik Mustafaj dhe Klaudja Brahimaj, për Olimpjan dhe Bandën e Xingut,montazhierët Vini dhe Pavjoli, Kejvinën dhe Belindën si dhe për të gjithë stafin e palodhur dhe të çmendur të Xing me Ermalin.
Mirnjohje Televisionit Kampion TVKlan për kushtet dhe për dashurinë e treguar në këto 3 vite.
Ndërkohë miq ju pres në surpriza të reja që do tju mekin…
Se siç thotë dhe miku im Will Smith “në jetë nuk ka rëndësi sa herë merr frymë. Momentet që të lënë pa frymë janë ato që e bëjnë jetën tja vlejë”
Ju përqaputh të gjithëve.







