Futbollisti dardan

Ermal Krasniqi te Rapid Bukureshti

Ermal Krasniqi do të vazhdojë karrierën te Rapid Bukureshti, kanë njoftuar mediat rumune të hënën.

Te Rapidi janë Albion Rrahmani e Florent Hasani, ndërsa tani e tutje edhe Krasniqi. Sipas “fanatik.ro”, Krasniqi transferohet nga Cluji për 1 milion euro.

Clujit do t’i takojnë 20 për qind nga transferimi i ardhshëm i Krasniqi. Sipas mediumit të fuqishëm rumun, marrëveshja tashmë është arritur.