Ermal Fejzullahu thumbon politikanët: Kur ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti

Ermali ka bashkëbiseduar me fansat e tij në rrjete sociale.

Ermal Fejzullahu është njëri ndër këngëtarët më të dashur të popullit shqiptar.

Ai njihet për këngët dhe performancat e tij në vende të ndryshme në të cilët jetojnë shqiptarët.

Ermali përmes një ‘interviste’ në rrjete sociale me fansat e tij ka zbuluar shumë të pathëna.

Njëra nga pyetjet ishte se kur do të lansohet dueti me babain e tij, Sabri Fejzullahun.

Teksa këngëtari iu përgjigj se ky duet do të jetë në treg së shpejti.

“Ermal ft Sabri kur pritet kenga e re?”, pyeti ndjekësi.

“Shume shpejt”, ia ktheu Ermali duke bërë të ditur se bashkëpunimi muzikor është thuajse i gatshëm për publikim.