Ermal Fejzullahu publikon fotografi nga pushimet me bashkëshorten

Këngëtari Ermal Fejzullahu gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Përkundër angazhimeve në karrierë, ai ka filluar pushimet me familjen para sezonit të verës, pasi tashmë dihet se në verë artistët janë mjaft aktivë edhe me koncerte.

Në llogarinë e tij personale, Instagram, Ermali së fundmi ka publikuar një fotografi me bashkëshorten nga pushimet e tyre luksoze në Turqi.

View this post on Instagram

❤️❤️❤️

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Dyshja shfaqen me plot stil në të bardha gjersa kanë kombinuar veshjet me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Ermali prej vitesh është i martuar me Arianën, të cilët gëzojnë një jetë të lumtur me tre fëmijë. Çifti poashtu pritet të bëhen prindër për herë të katërt.

Edhe për këtë verë Ermali është duke punuar në projekte dhe bashkëpunime që pritet të lansohen në ditët në vazhdim.