Ermal Fejzullahu ndan me ndjekësit pamje të shtëpisë së tij

Këngëtari Ermal Fejzullahu tashmë numëron vite të shumta në estradën shqiptare dhe falë sukseseve në karrierë ka arritur të ndërtojë një jetë të mirë luksoze.

Këtë e ka dëshmuar herë pas here me publikimin e postimeve që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ditën e sotme (e diel) i njëjti në llogarinë personale, Instagram, ka sjell disa pamje të ambienteve të shtëpisë së tij në Brezovicë.

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Ai duket se po kalon një fundjavë të mirë me familjen e tij, marrë parasysh që shumë prej aktiviteteve muzikore mbeten akoma pezull për shkak të COVID-19.

Në bazë të imazheve, artisti i njohur ka vënë në fokus edhe vajzën e tij të vogël, Anna, e cila erdhi në jetë shtatorin e kaluar.

Krahas vajzës së vogël, Ermali me bashkëshorten e tij, Arianën janë prindër edhe të tre fëmijëve tjerë: Arti, Buna, Era.

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Sa i përket projekteve muzikore, ripërpunimi i këngës së tij “Për një dashuri” mbetet ai i fundit që e lansoi në shkurt në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.

Ndërsa tani, nuk ka njoftuar akoma nëse është në përgatitje të ndonjë prurje të re muzikore. 

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)