Ermal Fejzullahu flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Nuk ia uroj askujt

Ndarja e reperit Ledri Vula me partneren e tij Sara Hoxha ka marr vëmendje të madhe.

Ndonëse dyshja ende nuk kanë folur publikisht rreth këtyre raportimeve, ishte menaxheri i reperit Faton Shoshi ai që e konfirmoi ndarjen e tyre.

Për këtë së fundmi ka folur edhe miku dhe kolegu i Ledrit, këngëtari Ermal Fejzullahu teksa ishte i ftuar në emisionin “Mos i bjer me Top”.

Foto: Arkiv

Ermali nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se si shok i Ledrit në cilëndo situatë do ta mbaj krahun e tij, por gjithsesi ndarjen nuk ia uron askujt.

“Unë e kam shok Ledrin. Do të mbaj anën e tij sido që të jetë. Gruaja ime e ka shoqe Sarën, ajo ia mban krahun Sarës. Unë uroj që të mos ndahet askush. Sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë t’i japësh fund një lidhjeje, një martese. Kështu që sido që të jetë nëse janë ndarë uroj të bëhen bashkë”, u shpreh Ermali.

Ndërkohë, menaxheri i Ledrit në një intervistë të fundit tha se Ledri dhe Sara gëzojnë një raport të mirë me njëri-tjetrin.

Ndryshe, theksojmë që dyshja janë prindër të një vajze, Poem Blu.