Ermal Fejzullahu flet për hapjen e dasmave: Është hap i mirë, uroj të jenë tamam dasma!

Një takim virtual i ministri Vitia me kryetarët e komunave të Kosovës ka bërë që të mirret vendim për lejimin e dasmave.

Pa u precizuar detaje për këtë vendim, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar lejimin e dasmave nga 15 qershori.

Një nga personat që duhej t’i gëzohet këtj lajmi, padyshim që është Ermal Fejzullahu.

I kërkuar për shumë dasma e ndeja, Ermali tani  mund të llogaris në një verë me bereqet, ndryshe nga ajo e vitit të kaluar.

Ermali ka thënë se uron që lejimi i dasmave të jetë pa kushte.

Më vjen mirë që i kanë marrë parasysh kërkesën e gjithëve, gastrononëve, hotelierëve, estradën dhe të tjerëve. Shpresoj se do të jetë një vendim i plotë, të jenë tamam dasma, me numër të kënaqshëm dhe me distancë. Kjo tu e marr parasysh se kafiteritë tona janë çdo natë përplot me 300 persona e sipër, pse mos të ketë dasma kur dihet që janë familjare, ka hapësirë dhe distancë të mjaftueshme. Mendoj që është hap i mirë dhe uroj që të bëhet mirë“, ka thënë Ermal Fejzullahu.