Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e ri “As 1 minut”

Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Yll Limani kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“As 1 minut” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit R&B dhe folk.

Muzika është realizuar nga Fatjon Miftari dhe Yll Limani, teksa ky i fundit ka shkruar edhe tekstin.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Ermali dhe Ylli vijnë me një paraqitje mjaft interesante.

Protagoniste në klip është edhe bukuroshja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli.

Ana vizuale e projektit është realizuar nga produksioni SmartMotion Films.