Erjona tërheq vëmendjen me pozën nga plazhi

Erjona Sulejmani arrin të marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale, përmes publikime që i bën në profilet e saj.

Bukuroshja shqiptare është duke u angazhuar si modele në Itali, ndërsa kohë pas kohe publikon fotografi nga setet e ndryshme.

Në ndërkohë, nuk mungojnë edhe imazhet nga mënyra e saj e jetesës, pushimet apo argëtimet e ndryshme.

https://www.instagram.com/p/ByRPVjIi_pA/
Së fundmi, ajo e ka publikuar një fotografi të realizuar në një plazh në Baja Sardinia të Italisë, ku ka pozuar me bikini të bardha dhe ka arritur të marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Kujtojmë që Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë.