Kapiteni i  Kosovës U21, Eris Abedini është ftuar te klubi A i Granadës për ndeshjen kundër Real Sociedatit.

Një vendimi i tillë është marrë nga klubi spanjoll për shkak se kanë probleme me futbollistët me Covid-19.

Para një muaji, Abedini firmosi kontratë zyrtare me klubin e Granadës, por paraqitjet e tij i bënte me skuadrën B.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Abedinit në La Liga.