Erion Veliaj përfundon në Prokurori

Banorët e Astirit prej disa ditësh janë duke protestuar për mbrojtjen e banesave të tyre.

Me bllokimin e rrugës në Segmentin e Unazës së Re, ata kanë dalë kundër ndërtimit të projektit pasi ndërtesat e tyre do të shëmben.

Banorët kanë depozituar një padi penale me motivin “Fyerje dhe Mashtrim” kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i cilësoi ata që kundërshtonin projektin si shpellarë të cilët nuk duan zhvillimin e vendit.

Banorët e Unazës së Re shprehen të vendosur për të vazhduar protestat derisa të marrin dëmshpërblimin që meritojnë në lidhje me banesat e tyre.