Eriksen thotë se do të largohet nga Tottenhami
Christian Eriksen ka dhënë deklaratë të fortë nga Danimarka, aty ku po vijon grumbullimin në kombëtare, në prag të ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020.
“Mendoj se jam në një moment të karrierës sime ku unë dua të provoj diçka të re. Kam respektin më të madh për gjithçka ka ndodhur tek Tottenhami, por unë e kam thënë se do më pëlqente të provoj diçka të re”, tha Eriksen për medien daneze “Ekstra Bladet”.
Me këto fjalë mesfushori i Tottenhamit ndez merkaton, teksa flitet se Real Madridi është pas tij prej kohësh, por vetë lojtari e ka në dorë të ardhmen, që me këto fjalë tani i hap rrugë klubit madrilen të fillojë negocimin me drejtuesit e Tottenhamit.