Takimi

Eriksen: Kosovës i duhet lidership i fuqishëm dhe koordinim i partive politike

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë takimit që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide shprehu se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe se normalizimi mund të ndodhë vetëm duke u trajtuar si dy vende sovrane dhe të barabarta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli teksa ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit norvegjez për mbështetjen dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike dhe shtetndërtimit, tha se Norvegjia mbetet shteti mik i kosovarëve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës me homologen e tij norvegjeze kanë diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, si dhe ka shprehur indinjatën e popullit të Kosovës karshi Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave.

Lidhur me dialogun me Serbinë , ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se Kosova do të vazhdoj dialogun me shtetin serb, por vetëm duke qenë të barabartë si dy shtete sovrane.
“Dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk ka alternativ dhe vetëm në mënyrë të barabartë si dy vende sovrane dhe me respekt të ndërsjellë , ne mund të normalizojmë marrëdhëniet në mes nesh. Ne nuk do ndalemi asnjëherë të dialogojmë deri tek arritja e synimeve, synimi është paqja , lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, kapitalit , mallrave. Unë besoj fuqishëm në Norvegjinë dhe mbështetjen e saj në procesin integrues për vendin tim dhe konsolidimin e vendit tim ndërkombëtarisht”, u shpreh zëvendëskryeministri i pari i Kosovës.

Sa i takon liberalizimi të vizave Pacolli deklaroi se kjo çështje tashmë ka kaluar në rrafshin politik pasi që në aspektin teknik Kosova të gjitha kushtet e kërkuara i ka plotësuar sa i takon lëvizjes së lirë.

“Kam folur për përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe liberalizimi i vizave kam për të dhënë edhe shumë çka në këtë drejtim , ne sa i përket stabilizim asocimit dokumentin e nënshkruar me Bashkimin Evropian kemi bërë hapa të mëdhenj por edhe diku kemi ngecur, kemi ngecur në impelemntimin e premtimeve të Bashkësisë Evropiane sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kjo çështje e pengon perspektivën e Kosovës, e pengon regjionin dhe vullnetin tonë për të qenë gjithmonë pjesë e familjes …95 kriteret që i janë imponuar Kosovës janë të përmbushura dhe sot pothuajse ky problem kalon në rrafshin politik, jo më teknik”, tha Pacolli.

Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, tha se shteti norvegjez përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës, ndërsa ofroi përkrahje për zhvillim në çdo fushë.

Sipas saj, ky integrim kërkon kohë të gjatë dhe lidership të fuqishëm si dhe koordinim më të madh në mes të partive politike.

“Kosova është e mbështetur me 7 milionë dhe prioritet kyçe janë sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe procesi I dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimi në zhvillimin ekonomik dhe rajonal. Ne e mirëpresim bashkëpunimi rajonal në Ballkanin perëndimor dhe mundohemi që ta mbështesim sa më shumë. Ne gjithashtu kemi biseduar edhe për diçka që ka të bëjë me tarifat shtesë dhe ne kemi biseduar edhe për spektrin e investimeve në Kosovë dhe unë mendoj se është një shans shumë i mirë që nganjëherë të ndodh por që gjithashtu kemi nevojë të kemi edhe tregtinë e lirë në Kosovë“, tha ministrja norvegjeze.
Në kuadër të kësaj vizite në Kosovë ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.