Fahri Fazliu

“Me morën derisa e dërgoja djalin në kopsht”, Fahri Fazliu reagon pasi u ndalua e më pas u lirua nga Specialja

Fahri Fazliu, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut, ka reaguar pasi u ndalua nga policia e EULEX-it mëngjesin e sotëm.

Fazliu pas intervistimi është liruar, ka raportuar Ballkani.info.

Pas lirimit, ai ka reaguar me anë të një postimi në Facebbok, duke thënë se “erërat lëkundin degët, por trungun jo”.

Tutje Fazliu ka thënë se ai u dërgua në zyrat e EULEX-it dhe i është konfiskuar telefoni. /Ballkani.info

LAJMI I FUNDIT: Lirohet Fahri Fazliu

Postimi i plotë:

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”🇦🇱

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin.

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç.

#LiriakaEmërUÇK.🇦🇱