Erërat e fuqishme e thyejnë një lis “te kafet e vogla” në Prishtinë

Në disa komuna sot është raportuar se ka rënë breshër e shi me stuhi.

Ndërkaq në Prishtinë, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kjo ka shkaktuar edhe bllokim të komunikacionit, pasi degët janë shpërndarë nëpër rrugë.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipi kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka larguar drunjt nga rruga.

Ndërkaq, gjatë javes që vjen priten ngritje të temperaturave.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 13 – 15 gradë Celsius – maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius.