Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë e fshatra përreth

Erërat e forta gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinë dhe atë kryesisht në përçues elektrikë.

Sipas të dhënave të Qendrës Emergjente, në fshatin Surkish ka pasur këputje të përçuesit elektrik. Në Llapashticë të Podujevës erërat kanë shkaktuar zjarr në një shtëpi, raporton KTV.

Përçuesit elektrikë janë këputur edhe në disa fshatra të Drenasit dhe Graçanicës. Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog.