Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë.

Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja të mbetet pa rrymë.

Por moti i ligë solli edhe disa probleme tjera në këtë komunë, si rrëzim të drunjve, rrëzim të shtyllave elektrike, duke shkaktuar rrezik për banorët përreth.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në Parkun e Qytetit.

“Lisë të mëdhenj kanë pësuar nga erërat e forta, shkurre, dhe jo vetëm në këtë park. E rrezikshmëria është e lartë sepse ka shumë qytetarë që e frekuentojnë këtë vend”.

“Pas ndaljes së energjisë elektrike, pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e KEDS-it, por ajo që po përsërsëritet vazhdimisht është se mjafton një erë e vogël të fryjë në Pejë, e një numër i konsiderueshëm mën mët pa rymë, problem ky që nuk po zghet”, reporton Klan Kosova.