“Çfarë po ndodhë në secilën provincë, në secilin distrikt, i tërë informacioni vjen tek ne. I dimë të gjitha. Për të ardhmën e kësaj organizate, ne duhet ti mbajmë përgjegjës të gjithë. Nuk do ti mbajmë më mbi shpinën tonë”.

Presidenti turk nuk tha se çfarë masash do të merr. Autoritetet qeveritare kanë suspenduar 150.000 punonjës civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë kohët e fundit, duke i akuzuar shumë nga ta si pjesëmarrës në puçin ushtarak të dështuar të vitit 2016.

Më shumë se 77.000 njerëz janë burgosur duke pritur aktgjykim e arrestimet e tjera ndodhin rregullisht.

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të 31 marsit shfaqën partinë opozitare Partia Republikane e Popullit si fituese të kryeqytetit Ankara dhe Stambollit, të cilat partia e Erdoganit dhe paraardhësit islamë e kanë dominuar për 25 vjet.

“Deri në momentin e fundit ne do të vazhdojmë betejën tonë ligjore. Është e qartë se ka pasur falsifikime. Ne duhet ta zgjedhin këtë rast, për të gjetur paqe.” Tha ai.

Edhe pse ne kemi fituar distriktet, ne do të gjejme përgjigjen se pse kemi humbur qytetet e mëdha, shtoi ai. Ne duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta vlerësojmë këtë proces, posaqërisht në qytetet e mëdha”, shkruan “EuroNews”