Një vit pasi që e kishte paralajmëruar veturën e parë turke, presidenti turk e ka testuar një model.
Në rrjetet sociale është publikuar një video e Rexhep Tajip Erdoganit duke vozituar një veturë. Për çka bëhet fjalë, vlerësojeni vet në videon e mëposhtme:
Turkish president #Erdogan test-drove Turkey's first national car. ??? #Halloween #HappyHalloween #29Ekim1923 pic.twitter.com/jp5nsxWe9u
— Real News Line (@RealNewsLine) October 30, 2018
Hajgaret anash, shitja e versionit serik të veturës turke do të mund të niste në vitin 2021, shkruan Ballkani.info.
Vitin e kaluar presidenti turk ka premtuar se shitja e veturës turke nuk do të kufizohet vetëm në tregun vendor.
Turqia momentalisht është shtëpi e shumë kompanive botërore që prodhojnë vetura si Toyota, Fordi, Renaulti, Fiati, Honda dhe Hyundai. /Ballkani.info/
