Erdogani gati të triumfojë, Trump do ta ekstradojë Gulenin?

Shtëpia e Bardhë po kërkon mënyrë se si ta zgjidh çështjen e Fetullah Gulenit, rivalit më të madh të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Uashingtoni shpreson se një hap i tillë do ta lehtësonte qëndrimin e Turqisë kur bëhet fjalë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Kashogi, kanë thënë dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Zyrtarët e administratës së presidentit Donald Trump kanë kërkuar muajin e kaluar nga agjencia federale për implementimin e ligjit që t’i shqyrtojë format ligjore që do t’i shkurtonin qendrimin e liderit fetar Fetullah Gulen në SHBA, transmeton Ballkani.info.

Kjo, sipas NBC-së, do ta bindte presidentin turk, Erdogan, që t’i bëjë presion qeverisë së Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit në konsullatë në Stamboll.

Përpjekjet kanë të bëjnë në rolin e ri që do të merrte Departamenti i Drejtësisë dhe FBI që sërish ta hapinin rastin e ekstradimit të Gulenit.

Shtëpia e Bardhë ka kërkuar detaje për statusin e Gulenit në SHBA, si qytetar rezident. Guleni e ka ‘green carden” dhe jeton në Pensilvani që nga fundi i viteve të nëntëdhjeta.

Këto pohime nuk kanë dashur t’i komentojë as FBI-ja e as Këshillit Kombëtar për Siguri.

Gulenin Erdogani e sheh si armikun kryesor të tij dhe të Turqisë, si dhe njeriun i cili në vitin 2016 organizoi puçin ushtarak në Turqi. /Ballkani.info/