Erdogan tregon për marrëdhëniet e jashtëzakonshme me Serbinë

Derisa ende spekulohet se Erdogan do të vizitoj Beogradin në tetor, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në New York se marrëdhëniet mes Turqisë e Serbisë asnjëherë nuk ishin më mirë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq të enjten në një takim të shkurtër në New York gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .

Erodagan raportohet nga mediat serbe t’i ketë thënë Ministrit serb Dacic, se marrëdhëniet mes Turqisë e Serbisë janë të jashtëzakonisht të mira dhe janë në nivelin më të lartë në historinë e re politike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të qeverisë serbe gjatë takimit të përzemërt me shefin e diplomacisë serbe presidenti turk ka thënë se i gëzohet vizitës së ardhshme dhe mikpritjes tradicionale serbe.

Disa media serbe kanë spekuluar muajin e kaluar se Presidenti Erdogan do të vizitoj Beogradin në muajin tetor.

loading…