Tayyip Erdogan

Erdogan telefonon princin e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Khashogg

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bisedoi sot në telefon me princin trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane, për herë të parë që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi një burim nga presidenca turke.

Gjatë bisedës së tyre, që u zhvillua me kërkesë të princit trashëgimtar, që media turke e quan përgjegjës në këtë vrasje, dy krerët biseduan për përpjekjet e përbashkëta për zbardhjen e të gjitha aspekteve të vrasjes së Jamal Khashoggi dhe të masave që duhet të merren në këtë aspekt, sipas të njëjtit burim.

Khashoggi dyshohet se u masakrua nga 15 agjentë arab brenda objektit të konsullatës arabe në Stamboll.

Trupi i gazetarit fillimisht u dyshua se gjendej në një mal në Stamboll, ndërsa autoritete truke sot e kanë kërkuar brenda një pusi që gjendet brenda objektit të konsullatës arabe