Erdogan të enjten në Rusi në mes tensionesh për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Rusinë të enjten në një udhëtim njëditor.

Për këtë ka njoftuar Presidenca e Turqisë. Kjo vizitë do të ndodhë në mes të tensioneve në mes të Ankarasë dhe Moskës pas përballjeve eskaluese me forcat e Qeverisë së Sirisë në rajonin veriperëndimor të Idlib.

Erdogan në Moskë pritet që ta takojë Presidentin e Rusisë, Valdimir Putin, shkruan Nationalpost.

Janë 33 pjesëtarë të forcave turke që janë vrarë gjatë javës së kaluar me anë të sulmeve ajrore të kryera nga forcat siriane, çfarë ka bërë që të ketë një kundërpërgjigje të Turqisë ndaj ofensivës qeveritare siriane të përkrahur nga Rusia në këtë rajon.