Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të gjykohet për krime të dyshuara lufte, si dhe ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Erdogan, i cili kritikon ashpër veprimet e Izraelit në Gaza, e quajti përsëri Netanyahun “kasapin e Gazës”, transmeton Ballkani.info.
“Netanyahu, kasapi i Gazës, nuk është vetëm një kriminel lufte, por ai patjetër do të gjykohet si kasapi i Gazës, siç u gjykua Millosheviq”, tha Erdogan në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.
Në mënyrë që Netanyahu të gjykohet për krime lufte, ai duhet të paditet nga një gjykatë ndërkombëtare, thotë AP dhe kujton se Millosheviqi u gjykua para Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe se ai vdiq në paraburgim para se tw merret vendimi pwr tw.
Sot, lideri turk kritikoi sërish sistemin e OKB-së, duke akuzuar pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bllokimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës në Gaza. /Ballkani.info/







