Turqia

Erdogan lëshon pe, e nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, raporton Anadolu Agency.

Protokolli tani është dërguar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.

Erdogan më herët e kishte kushtëzuar këtë vendim, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Turqisë në bllokun europian, përpara se parlamenti turk ta miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Ai pati thënë se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.