Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se shteti ka zbuluar rezerva të reja të gazit natyror në Detin e Zi.

Turqia ka zbuluar rreth 75 miliardë metra kubik të gazit natyror gjatë shpimeve në Detin e Zi, ka thënë Erdogani.

Zbulimi kap vlerën e 30 miliardë dollarëve. Shpimet janë bërë në 3 mijë e 500 metra thellësi.

“Me këtë zbulim ne do të mbulojmë me gaz shtëpitë në Turqi për tre vjet e gjysmë”, ka thënë Erdogani.

Turqia importon rreth 90 për qind të nevojave të saj me energji elektrike, por është duke bërë përpjekje që të ndalë importin dhe të zhvillojë burimet e veta dhe të zgjerojë partneritetet për gaz dhe naftë.