Recep Tayyip Erdogan

Erdogan: Izraeli po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është i bindur se Izraeli po shkon drejt një izolimi ndërkombëtar, trend ky i cili pritet të rritet në ditët në vijim.

Në një pyetje lidhur mbi qëndrimin e Izraelit për refuzimin e armëpushimit dhe zotimit për të vazhduar sulmet me ose pa mbështetjen ndërkombëtare, lideri turk tha se “nuk ka më pritshmëri për vullnet të mirë nga Izraeli”.

Ai theksoi se për momentin ajo që ka rëndësi është se si e sheh bota veprimtarinë e Izraelit në skenën ndërkombëtare, raporton dailysabah.

Në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Joe Biden, udhëheqësi turk thuhet se ia përcolli shqetësimet e tija lidhur me zhvillimet në Gazë dhe theksoi nevojën që të ndërhyjë SHBA-ja.

Ndërkohë, dy presidentët thuhet se diskutuan edhe rreth blerjes së aeroplanëve luftarakë F-16 dhe ratifikimi i ofertës së Suedisë në NATO.

Këto zhvillime mund të ndikojnë në ndryshimin e raporteve të Turqisë dhe SHBA-së në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe industrisë së armëve.