Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i dhuroi të hënën princit saudit Mohammed bin Salman veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, Togg.

Gjatë vizitës në pallatin mbretëror Al-Salam në Jeddah, Erdogan dhe bin Salman zhvilluan takime kokë më kokë si dhe delegacione të përbashkëta.

Pas bisedës, Erdogan i dhuroi princit të kurorës një Togg të bardhë. Dy liderët inspektuan automjetin në oborrin e pallatit.

Në fund të vizitës, Erdogan u kthye në hotelin e tij me Togg, të cilin po e voziste bin Salman.

Erdogan gifts Turkey’s first domestically produced electric car 'Togg' to Saudi Arabian Crown Prince Mohammed bin Salman

pic.twitter.com/pO68c3SPzi

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) July 18, 2023