Erdhi nga Vjena dhe theu rregullat e izolimit,arrestohet i riu në Serbi

Policia e Serbisë ka arrestuar një të ri 20 vjeç me inicialet A.B, meqë ky i fundit kishte ardhur nga Vjena e Austrisë më 15 mars dhe kishte thyer rregullën e vetëizolimit.

Të njejtit i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh ne qendrën e izolimit në Pozharevc.

Sipas njoftimit zyrtar, A.B është arrestuar nën dyshimet për mos respektimin e rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë.

Gjykata në Pozharevc për një vepër të tillë i ka propozuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.