“Erdhi koha me ec” – Migjen Kelmendi largohet nga PDK-ja

Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kelmendi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se arsyeja e largimit të tij nga PDK-ja është që tu krijojë hapësire njerëzve të rinj që të angazhohen në këtë parti.

Kelmendi ka shtuar se vendimi për largimin e tij është marrë më herët, por se i është kërkuar që të mos e bëjë publike deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re të PDK-së.

Njoftimi i Migjen Kelmendit në Facebook:

ERDHI KOHA ME EC…

E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.

Une s’jam i marruem prej partie, ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.

Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.

(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)

Prishtine, 6 Gusht 2021