Erdhi dita për LDK’në: A po bie Kryeministri Kurti?

Javën e kaluar vendimi i shpejtë dhe i paparlajmëruar i Albin Kurtit për shkakrimin e Ministrit të Brendshëm nga LDK’ja, Agim Veliut, bëri që qeverisja e tij t’i ketë ditët e numëruara.

Shkarkimi i Veliut, nga pozita e ministrit bëri që LDK’ja të hedh mocionin e mosbesimit ndaj Vetëvendosjes, dhe me votimin e deputetëve edhe të bie Kryeministrit Kurti.

Isa Mustafa, i pari i LDK’së e quajti tradhti aktin e partnerit të tij Albin Kurtit, i cili e shkarkoi Veliun, pasiqë përhapi panik, duke përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi Presidenti Hashim Thaçi.

Mirëpo, nuk qe vetëm Mustafa, e gjithë klasa politike e LDK’së u shprehën pothuasje në të njëjtën mënyrë, dhe mbëshetën mocionin e mosbesimit.

Edhe Kryetarë e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpër të gjithë vendin, kanë dalur me anë të një komunikate të përbashkët dhe kanë përkrahur Kryesinë e partisë për daljen nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK’së dhe kryetarin Mustafa, kryetarët e Degëve të LDK’së dhe strukturat e saj përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend”, thuhej në komunikatën e tyre.

LDK’ja, paraprakisht kishte ofruar 3 kushte për Albin Kurtin që mos të rrëzohet nga Qeveria.

Ato qenë këto:

1. Heqja plotë e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës,
2. Kthimi i Agim Veliut në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme,
3. Kërkim falje ndaj LDK dhe ndaj Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti për ‘këtë poshtërim’.

Pavarësisht këtyre kërkesave nga LDK’ja, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që t’i injorojë.  Zyrtarët e VV’së kanë bërë me dije se këto  kushte të LDK’së nuk do të plotësohen dhe ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të reja.

Mirëpo, këtë nuk e do edhe kryeparlamentarj nga rradhët e LDK’së Vjosa Osmani, e cila ka bërë thirrje të mos votohet ky mocion.

Ajo ka thënë se mocioni i LDK’së nuk është në kohën e duhur dhe Kosova nuk mund të ketë një qeveria me legjitimitet.

“Absolutisht nuk e përkrahi kët mocion dhe natyrisht i bëj thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrahin këtë mocion, sepse as nuk është në kohën e duhur e as nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri që ka legjitimitet”, tha Osmani.

Ndërsa, sot Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme, për votimin e mocionit të mosbesimit nga Qeverisë Kurti.

Të mërkurën, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të vendosin me votë për fatin e Qeverisë Kurti në ora 11:00.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, pas më pak se 50 ditë në pushtet, është iniciuar të premten e shkuar, nga partneri i koalicionit LDK’ja.

Kujtojmë, që partitë opozitare PDK, AAK, NISMA-AKR, e kanë mbeshtetur votimin e mocionit të mosbesimit.