Eraldi vjen në ‘Mars’

Eraldi, reperi shqiptar, tashmë ka ardhur me projektin e ri muzikor.

Në kanalin Youtube ai ka hedhur këngën që e titulloi ‘Mars’, të cilën e punoi me producentët Finesse dhe A-Boom, kurse, teksti u shkrua nga vet ai.

Kënga ka edhe klipin, i cili u finalizua nga Alban Selimaj.

Ky është vetëm projekti i tij i parë për këtë vit, pasi, pritet që të punojë edhe në këtë të tjera gjatë 2024-ës.