“Era shtet”, serbët dalëngadalë po i binden vendimit të Kurtit!


Vendimi i Qeverisë “Kurti” për masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia është duke implementuar në tërësi.

Kamionë e automjete nga Serbia janë duke u pajisur me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës.

Derisa, situata në pikën kufitare në Bërnjak mëngjesin e së martës raportohet të jetë e qetë. Atje ka më pak protestues që po e kundërshtojnë masën e reciprocitetit.

Derisa deri më tani nuk është konfirmuar nëse do të ketë veprime për ti larguar kamionët e vendosur në rrugë për ta liruar qarkullimin dhe komunikacionin.