Era

Era po sjell këngë edhe me një super artist botëror

Era Istrefi po vjen në bashkëpunime me emra shumë të rëndësishëm në muzikën botërore.

Jonas Blue tani do të publikojë këngë me njërën nga vajzat tona dhe ajo është Era Istrefi.

Nëse ju kujtohet hiti ‘Perfect Strangers’, atëherë do ta njihni DJ dhe producentin e njohur anglez.

Ai madje ka realizuar një videoklip në Shqipëri, atë për këngën ‘Mama’ që gjithashtu ësthë bërë një hit, shkruan Gazeta Express.

E për albumin e ri të Blue, ai ka bashkëpunuar edhe me Erën.

Kënga e tyre do të quhet “Purpose” apo në shqip “Qëllimi” dhe pritet të publikohet me 9-të nëntor të këtij viti.