Era Istrefi tregon a e ka të dashur këngëtarin e njohur duke e publikuar një video

Para disa kohësh u përfol se janë në një lidhje dashurie, e dyshimet linden pasi ata shfaqeshin vazhdimisht bashkë në publik. Është fjala për Julian Perretta dhe Era Istrefi, të cilët gjithashtu edhe postonin foto e video me njëri-tjetrin.

Por në një moment, gjërat mes tyre më pas u bënë disi më diskrete, dhe postimet e përbashkëta munguan për një kohë të gjatë.

Gjithashtu vjen edhe reagimi i parë nga Perretta, i cili hodhi poshtë çdo aludim duke prezantuar me publikun të dashurën e tij.

Ndërkohë së fundmi, Era ka zbuluar se ka një marrëdhënie të mirë jo vetëm me muzikantin, por edhe me të dashurën e tij.

Këtë e ka treguar ai vetë në postimin e fundit në “Instastory”, teksa ka publikuar bisedën me Erën, teksa ndodhej me partneren e tij.

Ata kanë biseduar e kanë qeshur, siç mund të shihet në foto dhe duket se kanë marrëdhënie shumë të mira së bashku.