Këngëtarja

Era Istrefi në pozitat e larta të toplistave ruse

Para dy muaje solli këngën e parë në bashkëpunim me një reper rus.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila bashkoi forcat me rep-artistin, Sayonara Boy për të publikuar video projektin “Was dy liebe nennst”.

Duket se kënga po mirëpritet mirë prej publikut, dhe kjo ka bërë që të gjendet në top listat e shtetit rus.

Në fakt, bukuroshja jonë ka treguar se kënga gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore dhe kjo ka bërë që të ndahet tejet e kënaqur biondina jonë.

Theksojmë se kënga deri më tani është shikuar 4.5 milionë herë në platformën YouTube si dhe është dëgjuar ca miliona herë në platforma tjera.

Ndryshe, Era është duke punuar në video projekte të reja muzikore dhe po mban disa koncerte anembanë Kosovës.

loading…



loading...