Era i “shkakton” vdekjen parashutistit, tjetri rëndë!

Një parashutist vdiq dhe një tjetër është në gjendje kritike për jetën, pas një incidenti të çuditshëm. Një dëshmitar filmoi momentin kur ata përfunduan në një teleferik.

Aksidenti i tmerrshëm i regjistruar në Turqinë Veriore, ndodhi kur era ndryshoi papritmas drejtimin e parashutës, duke përfunduar në shtyllën e teleferikut.

Sipas mediave lokale, instruktori Husejn Ilhan vdiq në spital nga plagët që pësoi në kokë, ndërsa parashutisti tjetër, Even Salci, është në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale, një ndryshim i menjëhershëm i erës u ndryshoi atyre drejtimin.

Incidenti është filmuar nga një kalimtar, i cili tha se parashutistët po fluturonin mirë në lartësi.