Era e fortë dhe shiu shkaktojnë dëme në Suharekë

Gjatë ditës së mërkurë në komunën e Suharekës ka mbizotruar një stuhi, ku si pasojë e saj janë shkaktuar edhe dëme

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka treguar që dëmet kryesisht janë në fshatin Semetisht, ku janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Ai ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dal në terren dhe po monitorojnë situatën.