Era dhe Nora Istrefi sot po finalizojnë xhirimet e klipit të ri.

Era dhe Nora Istrefi ka kohë që kanë paralajmëruar një duet, andaj fansat e tyre po e presin me padurim këtë këngë.

Përmes rrjeteve sociale, Era dje ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do përfundojnë xhirimet e videoklipit, kurse kënga do të lansohet shumë shpejt.

Në InstaStory, Era ka sjellë pamje nga prapaskenat e xhirimeve, ku tregon ambientin në të cilin po filmojnë.

Kujtojmë që ky është njëherësh projekti i parë i përbashkët i motrave Istrefi.