Era Istrefi ka realizuar një video-live me Vjosa Osmanin.
Këngëtarja diskutoi për karrierën e saj kryesisht pauzën e bërë deri më tani e cila zbuloi edhe arsyen, shkruan lajmi.net.
Era tha se si pasojë e mos-lejimit të këndoi në gjuhën shqipe nuk e ka vazhduar kontratën me kompaninë në të cilën ka qenë dhe shumë shpejt do nënshkruaj kontratën e re ku do i lejohet kjo gjë.
Po ashtu, u.d. presidente Vjosa Osmani bashkë me Erën diskutuan edhe mundësinë depërtimit të artistëve shqiptar në skenat ndërkombëtare.
Theksojmë se Vjosa Osmani ka shpeshtuar lidhjet direkte live me artistët e estradës kohët e fundit.







