Epizode Albania kompleton line up-in e saj duke përfshirë Marco Carola, Michael Bibi, Richy Ahmed, Hector, Guti, Margaret Dygas, Voigt.Mas dhe shumë të tjera!

EPIZODE – një nga festivalet më emocionuese të muzikës dhe artit në botë, do të bëjë debutimin e tij epik në një parajsë të natyrës, në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, në Shqipëri nga data 23 deri në 26 Shtator 2021. Kjo përvojë unike do të sjellë 24 orë një program të muzikës elektronike të klasit botëror dhe aktiviteteve të ditës në një vend mbresëlënës sikurse Shëngjini.

Alisa Braho, njëra nga organizatoret e këtij eventi madhështor.

Ajo tha: Mbi pesëdhjetë DJ do të performojnë në dy stage, behet fjalë për një nga festivalet më të mirenjohura botërore të muzikës elektronike, i cili për vite me radhë është mbajtur në Vietnam. Përbën absolutisht një risi ardhja e këtij Festivali në Shqipëri më konkretisht në plazhin e Ranës së Hedhun, në Shqipëri, ku për 4 netë dhe katër ditë, me 24 orë muzikë, dj më të mirë ndërkombëtar dhe lokal do të performojnë prej datës 23 deri në 26 shtator, dj të mirenjohur sikurse, Marco Carola, Adriatique, Dubfire, Lee Burridge Margaret Dygas, Praslea, Petre Inspirescu etj.

Braho shtoi se: Epizode Albania në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Kulturës dhe një sërë institucionesh të tjera ligjvënëse në vend, është duke u kordinuar në mënyrë që mbarvajtja e këtij festivali të bëhet në respekt te plotë me të gjitha masat anti-covid në Shqipëri.

Festivali EPIZODE sapo ka publikuar formacionin final të një line up-i të mbushur me yje të muzikës elektronike, duke përfshirë një gamë të gjerë të ikonave të muzikës house dhe techno, sikuese janë emra si MARCO CAROLA, MICHAEL BIBI, RICHY AHMED, HECTOR, GUTI, MARGARET DYGAS dhe VOIGT.MAS. Ata do të luajnë së bashku me artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht si CHKLTE, DAN ANDREI, DAVID GTRONIC, JANERET, JAVIER CARBALLO, MAHONY dhe YULIA NIKO, e ndjekur nga ALBAN HI-DINI, E/TAPE, LIBURN, MASHKOV dhe TYOMA, për të përmendur pak. Të gjithë këta emra janë shtuar në një listë tashmë epike që përfshin emra të tillë si ADRIATIQUE, LEE BURRIDGE, DUBFIRE, NASTIA, BINH, PETRE INSPIRESCU, PRASLEA, MAAYAN NIDAM, ANFISA LETYAGO, vetëm për të përmendur disa.

Në plazhin e Ranës së Hedhun, ku vallëzimi pothuajse nuk ndalet për katër net dhe ditë, me plazhet me rërë, natyrën mesdhetare, peizazhet tërheqës dhe perëndimet hipnotizuese të diellit, si dhe kuzhina dhe mikpritja lokale, e bëjnë këtë një festival vërtet unik si asnjë festival tjetër në botë.

“Emocioni po rritet ndërsa ne po i afrohemi datës së fillimit të edicionit tonë debutues në Shqipëri. Zhvendosja e kufijve dhe sjellja e interpretuesve me cilësi të lartë në të gjitha edicionet tona, mbetet qëllimi ynë i të gjitha kohërave, kështu që këtë vit kemi më shumë se 50 emra në formacion. Mbështetja e skenës së Ballkanit dhe angazhimi me komunitetin është një përparësi, kështu që për këtë edicion, ne kemi zgjeruar formacionin rajonal. Ne ftojmë pjesëmarrësit dhe udhëtarët e festës që të bashkohen me udhëtimin tonë të ri në Epizode Albania ”, tha ekipi i Epizode.

Biletat mund të blihen në internet përmes faqes së internetit të Epizode: www.epizode.eu, sikurse edhe në Rave Travel dhe GOWILD. Ne mendojmë se ky është një episod i muzikës që nuk duhet humbur!

EPIZODE ALBANIA More information on the following links.

Epizode Albania Website (www.epizode.eu) Epizode Facebook (@epizode.official) Epizode Facebook (@epizode.albania) Epizode Instagram (@epizode_official) Epizode Instagram (@epizode.albania