Epidemiologu kryesor pranon gabimin e Suedisë me masat kundër COVID-19

Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror i Suedisë ka pranuar se masat e ndërmarra nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar numrin e madh të vdekjeve.

Arkitekti i politikës polemike të masave të lehta ndaj koronavirusit për herë të parë ka pranuar se vendi skandinav duhet të kishte vendosur më shumë kufizime për të shmangur një numër kaq të lartë vdekjesh.

Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror i Suedisë, ra dakord me intervistuesin në Sveriges Radio se shumë njerëz kishin vdekur në vend.

Suedia deri sot ka regjistruar në total 4468 vdekje nga koronavirusi.

“Nëse do të hasnim në të njëjtën sëmundje, me saktësisht atë që dimë për të sot, unë mendoj se do të zbresim në mes të asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës,” tha Tegnell në intervistën e transmetuar të mërkurën në mëngjes.

Deklarata nga Tegnell është befasues pasi për muaj të tërë ai kritikoi bllokimet e vendeve të tjera dhe këmbënguli se qasja e Suedisë ishte më e qëndrueshme pavarësisht nga kontrolli i rëndë ndërkombëtar i numrit të saj kokëfortë të vdekjeve.