‘Enver Zymberi, hero që ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në tetë vjetorin e rënies së heroit Enver Zymberi, për të cilin ka thënë se gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën.

Veseli ka shkruar se kombi ynë ka shumë heronj kufiri.

“Më i riu prej tyre, Enver Zymberi, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini”, ka shkruar ai.

loading…