Enver Hoxhaj takohet me Gramos Ruçin

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në një vizitë në Shqipëri.

Ai mëngjesin e së mërkurës është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi.

Hoxhaj i cili ushtron edhe detyrën e kryetarit të PDK-së në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri është shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari, Uran Ismaili.

Hoxhaj pritet të ketë një agjendë të ngjeshur të takimeve me krerët e institucioneve tjera dhe liderët e partive politike.