Enver Hoxhaj: Shumë shpejt do ta bëjmë publik emrin e kandidatit për kryeministër

U.d së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se PDK’ja ende nuk ka caktuar mandatarin për kryeministër.

“Ne si PDK kemi një ekip të njerëzve që është i përgatitur për të udhëhequr pozitat më të rëndësishme. Ne ende se kemi folur një temë të tillë në PDK, shumë shpejt do të dalim me kandidatin që do t’i prijë listës së PDK’së. PDK’ja është parti që kur e ka pasur pozitën e kryeministrit ndryshimet kanë qenë konkrete”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje u ka bërë thirrje votuesve dhe simpatizantëve të PDK’së që të votojnë partinë sidomos pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

“Ne jemi të sigurt që do të dalim më të fortë, ftoj simpatizantët e PDK’së që mllefin dhe mërzinë nga vendimet e Gjykatës Speciale ta shndërrojnë në vullnet të ri dhe nuk ka mënyrë më të mirë se t’i ndihmojmë PDK’së që të del më e fortë në zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj.