Enver Hoxhaj pas pak në konferencë për media, ende nuk dihet se çfarë do të flitet

Partia Demokratike e Kosovës pritet që në orën 13:30 të mbaj një konferencë për media, teksa ende nuk dihet tema e cila do të diskutohet.

Ndonëse më herët u paralajmërua që në konferencë do të flet nënkryetari Bedri Hamza, PDK njoftoi se është ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, ai që do të deklarohet për media.

“Partia Demokratike e Kosovës mban Konferencë për Media sot (e mërkurë, 2 dhjetor), nga ora 13:30, në zyret e Selisë Qendrore. Në Konferencë do të flasë kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, e jo nënkryetari Bedri Hamza siç ishte paralajmëruar.”, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, nga kjo parti nuk u tregua se çfarë do të flitet në konferencën për media.