Enver Hoxhaj: E kam ditur që do të jem kandidat për kryeministër

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se e ka ditur që do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së.

“PDK ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera. Gjatë zgjedhjeve të kalaura është ditur paraprakisht. Këto zgjedhje e kam ditur se do të jem kandidat për kryeministër kur u zgjodha ushtrues detyre i kryetarit”, tha ai në T7.

Tutje ai ka thënë se gjatë kohës kur PDK ka udhëhequr me shtetin, ka qenë qeverisja më e mirë në Kosovë.

“Kemi arritur të bëjmë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit”, tha ai.