Enver Hoxhaj dhe Bedri Hamza dalin nga seanca

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza janë larguar nga salla ku po mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit.

Përmes një fjalimi, Hoxhaj ka bërë të ditur se ata nuk do të marrin pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Pas mbarimit të fjalimit, Hoxhaj dhe Hamza janë larguar nga salla, teksa seanca është duke vazhduar.