Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Hasani e cilësoi Ramën si ofertues të parë të idesë së korrigjimit të territoreve.

”Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai”, ka thënë Hasani.

“Më pas i ka futur në lojë këta tanët”, ka shtuar tutje ai.

“Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë”.

Ky deklarim i Hasanit e forcon edhe më shumë atë që kishte deklaruar ish kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili pati thënë se Edi Rama është njeriu kryesor në projektin e ndarjes së Kosovës.