Enver Dugolli futet në paranoja të thella: Deputetët e opozitës shkuan nëpër stacione policore, dekurajuan policët që të mos shkojnë në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës kosovare duke thënë se eksponentë të caktuar të opozitës anë shkuar nëpër stacione policore dhe i kanë demotivuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të mos shkojnë në veri për vënien e ligjshmërisë në veri të vendit, shkruan Demokracia.com.

“ Situata në veri të vendit ishte preokupim i të gjithëve por barrën më të rëndë e kishte Qeveria. Përkundër parashikimeve morbide dhe përpjekjeve të caktuara për tensione dhe destabizilimin e vendit, fatbardhësisht situata arriti të mbahet e qetë dhe stabile falë angazhimit dhe përkushtimit të qeverisë dhe atyre burrave e grave që ishin dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrave dhe obligimeve shtetërore. Konstatimet e disa kolegëve që i dëgjuam sot, fatkeqësisht që janë dëgjuar edhe ditëve të kaluara se gjoja në veri të Kosovës nuk ka shtet dhe institucione, janë të pavërteta dhe të dëmshme, dhe inkurajojnë strukturat kriminale që të veprojnë kundër shëtit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

“Unë i ftoj kolegët e opozitës që ta vizitojnë atë pjesë të Republikës së Kosovës sepse do ta vërtetoni se gjithandej ka institucione të Kosovës dhe mos inkurajoni dëmshëm dhe mos propagandoni dëmshëm te policët e Kosovës që të lënë detyrat e tyre dhe të mos shkojnë në veri të Kosovës siç ka ndodhur nga disa eksponentë të cilët kanë shkuar nëpër stacione policore në mënyrë të organizuar që t’i dekurajojnë policët e Kosovës që të mos marrin pjesë në veri të Kosovës.”, tha Dugolli.